Policia e Londrës ka evakuar zonën pranë kullës “Gherkin”, kundodhej një automjet, i cili dyshohej se mund të ketë lëndë eksplozive.
Policia mbylli edhe dyqanet përreth dhe ka ndaluar lëvizjen e qytetarëve deri në zbardhjen e ngjarjes.
Një grua, e cila punonte pranë zonës tha për ‘Evening Standard’ se “Ne na u kërkua që të evakuoheshim për shkak të një automjeti të dyshimtë që ishte parkuar jashtë ndërtesës”.
Pas kontrollit te makinës me anë të një roboti, autoritetet thanë se ishte alarm i rremë.