Futbollisti kosovar, Liridon Mulaj, është shpallur më i miri i xhiros së 35-të në Superligën e Zvicrës.
Ai shënoi dy gola, njërin prej tyre shumë të bukur, dhe bëri një asistim në fitoren 3:1 ntë Stade Lausanne Ouchy ndaj Yverdonit.
Liga zvicerane, SFL, të martën njoftoi që Mulaj është shpallur më i miri i xhiros. Ai luan në mesfushë, ndërsa do të largohet nga Lausanne Ouchy në fund të këtij edicioni.