Lojtari i fundit që e mposhti Messin dhe CR7 pensionohet nga futbolli

Liete Kaka edhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli.

Ish futbollisti më i mirë në vitin 2007, ka njoftuar se ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, pas një karriere të gjatë e të suksesshme, sidomos te Milani në Serie A, ku kishte vitet më të arta në karrierën e tij.

Pikërisht te Milani, Kaka ka arritur sukseset më të mëdha në karrierë, duke e fituar Topin e Artë.

Kaka sot 35 vjeçar, njihet si futbollisti i fundit që ka arritur të mposht Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në garën për Topin e Artë, në vitin 2007.