Lojtarët e Premierligës me gjest fantastik, heqin dorë nga paga për t’i ndihmuar klubet e vogla

Lojtarët e Premierligës kanë vendosur të marrin ulje të konsiderueshme të pagave në mënyrë që të ndihmojnë klubet e ligave më të ulëta për shkak të situatës së rëndë financiare që ka sjellur koronavirusi.

Një numër i klubeve të ligave të ulëta tashmë kanë pasur nevojë të ndërmarrin masa për të lehtësuar stresin e ushtruar mbi ta duke humbur të ardhurat e rregullta të ditës së ndeshjes.

Por Daily Mail ka raportuar se lojtarët e Premierligës do të ulin pagat e tyre me 111 milionë euro për të ndihmuar ato klube që janë nën nivelin e parë, përcjell lajmi.net.

Thuhet se akoma nuk është arritur një marrëveshje, por klubet janë optimistë se një e tillë do të gjendet.

Do të thotë që, nëse nuk luhet futboll deri në korrik, lojtarët do të ulin pagat e tyre me 20 përqind, gjë që do të pasojë gjithashtu kërkesën e FIFA-s për lojtarët për të ulur pagën e tyre.

Telegraph raportoi se klubet do t’u kërkonin lojtarëve që të heqin dorë përkohësisht deri në gjysmën e pagave të tyre.