Nuk ka shkuar siç duhet eksperienca me motor uji e dy futbollistëve të Interit.
Joao Mario dhe Eder, duke përfituar nga dita e pushimit që iu dha nga Spalletti, zgjodhën të pushonin me familjet respektive në Portofino.
Gjatë një xhiroje së bashku me motor uji, mesfushori portugez dhe sulmuesi brazilian u rrëzuan në ujë.
Siç tregojnë fotot e tabloidit “The Sun”, lojtarët e Interit pritën një gomone të Rojes Bregdetare për tu kthyer në bordin e jahtit të tyre.