Loja shumë popullore që do të bëhet film

Versioni më i fundit The Legend of Zelda: Tears of the Kingdom ka shitur 10 milionë kopje në tre ditë kur u lançua në Maj të vitit të kaluar duke u bërë titulli me shitjet më të larta.

Nintendo dhe Sony Pictures do të bëjnë një film për seritë shumë të dashura të video lojës The Legend of Zelda.

Dizajneri i video lojës Shigeru Miyamoto dhe Avi Arad i trilogjisë së Spider-Man do të janë bashkë-producent të filmit.

Ende nuk ka asnjë informacion se kush do të ndërtojë skenarin e filmit. The Legend of Zelda bazohet në një karakter elf quajtur Link i cili lufton me mbretin djall Ganon për të shpëtuar Princeshën Zelda.

Është një prej serive më popullore në Nintendo krahas Super Mario Bros. Që nga debutimi në 1986, loja ka pasur disa versione dhe shitur miliona kopje.

Versioni më i fundit The Legend of Zelda: Tears of the Kingdom ka shitur 10 milionë kopje në tre ditë kur u lançua në Maj të vitit të kaluar duke u bërë titulli me shitjet më të larta.

Gjithashtu mori vlerësime me 5 yje nga Empire, the Guardian, Metro, Daily Mirror dhe Radio Times. Breath of the Wild, versioni i kaluar i Zelda ka shitur 30 milionë kopje.

Adaptimet e video lojërave në formë filmi për titujt si Mortal Kombat dhe Street Fighter nuk janë pritur mirë nga kritikët dhe audiencat.