Tre të rinj në jug të Rusisë rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar një vajzë 15 vjeçare, e cila u hodh në një lumë të trazuar malor, si pjesë e lojës së diskutueshme në mediat sociale e quajtur “Balena Blu”, që çon shpesh të rinjtë në vetëvrasje.
Incidenti dramatik ndodhi të shtunën në Republikën e Kabardino-Balkaria në Kaukazin rus.
Videoja tregon skenën kur tre shokët filmojnë vajzën duke zbritur drejt lumit dhe më pas bërtasin: Stop. Qëndro drejt atje. Prit”. Vajza injoroi thirrjet e tyre dhe hyri në lumë.
Tre adoleshentët e ndoqën vajzën në lumin e rrezikshëm dhe mundën ta nxjerrin në breg.
Ajo më vonë u tha shpëtimtarëve të saj se po performonte sfidën e lojës së “Balenës Blu”, e lidhur me një varg vetëvrasjes në Rusi dhe vende të tjera.
Kur e pyetën nëse ishte në dijeni se veprimet e saj do ta çonin drejt vdekjen, vajza u përgjigj qetësisht “po” dhe qeshi. Ajo tha se ishte përfshirë në lojë për shkak se ajo është “cool” dhe “adrenalinë”.
Vajza u ekzaminua nga një ekuipazh i ambulancës dhe policia në Kabardino-Balkaria ka nisur hetimet mbi incidentin.
Një vajzë 12 vjeçare u arrit të shpëtohej në qytetin Karbulak në muajin maj.
Të paktën 120 adoleshentë në Rusi dyshohet se janë vetëvrarë pikërisht për shkak të lojës.
Adoleshentëve u është thënë të dërgojnë video dhe foto si dëshmi se ata kanë kryer detyrat e tyre.