Ballina Artikuj LOGOS-A DHE KOSOVA

LOGOS-A DHE KOSOVA

Shkruan: Nuridin AHMETI

“Mënyra më e veçantë për ta festuar 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, për mendimin tim, është ajo e shtëpisë botuese LOGOS-A nga Shkupi, e cila këto ditë ka filluar një aktivitet me moton “100 mijë libra për 100 vjetorin e pavarësisë”.

Kështu do të shprehej albanologu N. Berisha nga Kosova në një artikull të tij të botuar në një të përditshme në Kosovë më 2012, me rastin 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke shprehur kënaqësinë e tij për mënyrën e festimit të kësaj feste nga ShB “Logos-A”.

Por, dashamirët e librit shqip, në hapësirën shqiptare këto ditë janë përballur edhe me një lajm jo të mirë. Pikërisht kjo shtëpi botuese, pra “ Logos-A”, me qendër në Shkup, ndër më të njohurat dhe më frytdhënëset në rajon dhe jo vetëm, po sulmohet me veprime tinëzare nga pushtetarët e atjeshëm, qëllimi i të cilëve, pa fije dyshimi, është vendosja e drynit një institucioni që për dekada e ka ushqyer lexuesin shqiptar me literaturë të mirëfilltë. “Ne jetojmë për libra”- thoshte shkrimtari e dijetari i njohur Umberto Eco. Individualisht ndoshta edhe sot mund të gjesh njerëz të tillë që jetojnë për libra, edhe pse të rrallë, por kolektivisht dhe si ndërmarrje është e vështirë të gjendet njerëz me kaq zell, posaçërisht në hapësirën shqiptare kundruall zhvillimit teknologjik dhe mosinteresimit adekuat institucional. Logos-A dhe stafi i saj katërçipërisht e kanë dëshmuar se ata jetojnë me librin dhe për librin. Andaj, një sulm me tendencë të ulët nga pushteti, me qëllime që ndoshta mëtojnë deri edhe mbylljen definitive të kësaj ndërmarrjeje, do të duhej ta shqetësonte çdo njeri me ndërgjegje në hapësirën shqiptare.

Këto ditë ka pasur reagime nga më të ndryshmet nga individë, publicistë, studiues, studentë etj. Mirëpo, unë në këta pak rreshta do ta vë në dijeni lexuesin e ri dhe do t’ua rikujtoj lexuesve më të vjetër kontributin e kësaj shtëpie botuese në raport me Kosovën, konkretisht me dashamirët e librit të këtij vendi, sepse mendojmë se faktet “janë kokëforta” – thoshin latinët e vjetër.

Në vitet 90, kur Kosova dhe institucionet e saj kulturore e shkencore, po përballeshin me regjimin e asaj kohe, punonjësit duke i larguar nga puna dhe duke u ndërprerë veprimtarinë e

tyre, në mesin e këtyre institucioneve që përballen me mbyllje ishte edhe Ndërmarrja Botuese e asaj kohe “Rilindja”. Në këtë kohë, në Shkup një grup i intelektualëve hapin Shtëpinë e parë Botuese shqiptare “Logos-A”.

Që në fillim të punës, kjo ndërmarrje, iu ofroi bashkëpunim studiuesve të cilët ishin larguar nga institucionet e tyre nga pushteti i kohës. Në këtë rast, unë do t’i përmend disa prej tyre si: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku, Agim Zogaj, Eqrem Kryeziu, Feti Mehdiu, Nuhi Rexhepi, Ismail Ahmedi, Mehdi Polisi etj., nga Universiteti i Prishtinës, Mehmet Halimi nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Ymer Jaka nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Nexhat Ibrahimi teolog dhe studiues, Xhevdet Pozhari, publicist dhe analist politik, këta studiues e analistë nga Kosova janë nga të parët që bashkëpunuan me këtë ndërmarrje, si autorë librash, si përkthyes etj.

Më vonë, do të kemi edhe emra të tjerë studiuesish nga Kosova, të cilët punën e tyre shkrimore, do t’ia besojnë kësaj ndërmarrjeje si: Prof. dr. Milazim Krasniqi, Isa Memishi nga Universiteti i Prishtinës, Hysen Matoshi nga Instituti Albanologjik, Sabile Keçmezi-Basha nga Instituti i Historisë, Sylë Ukshini ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, Selatin Novosolla, ish i burgosur politik, Fahredin Shehu, shkrimtar, publicist etj. Pjesën dërrmuese të emrave të lartpërmendur i kam takuar edhe vetë dhe kur vjen fjala për këtë ndërmarrje dhe stafin e saj ata flasin me admirim.

Logos-A dhe Lufta e UÇK-së

Në vitet 1998/99 kur në Kosovë tashmë kishte dalë në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Një pjesë e stafit të ndërmarrjes “Logos A” u angazhuan në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar mbi këtë luftë të drejtë dhe jo vetëm kaq, ngase kur një pjesë e popullatës shqiptare të Kosovës, si pasojë e presionit serb, largohet nga vatrat e tyre për në Maqedoni, pothuajse stafi i tërë u mobilizua për t’iu dalë në ndihmë të shpërngulurve nga Kosova. Ky staf i kësaj ndërmarrjeje, përmes organizmave të veta në Maqedoni, arriti të shpërndante mijëra pako ushqimore, veshmbathje etj., për të shpërngulurit nga Kosova.

Shumë të bëma të luftës së UÇK-së dhe peripecive të ndryshme në këto vite, shtypi amerikan i kishte vënë në dukje, duke ofruar informacione të bollshme për opinionin amerikan dhe me gjerë për atë çfarë po ndodhte në Kosovë. Përkitazi me këtë, “Logos-A” boton librin “Lufta e Kosovës në shtypin amerikan” të autorit Hajredin Muja, një studim serioz dhe i pari në gjuhën shqipe, që

prezanton të përmbledhur qëndrimet e shtypit të një superfuqie botërore dhe vendi mik të shqiptarëve. SHBA ishte ndër shtetet që kishte rol kyç në çlirimin e vendit tonë. Libri përfshin të dhënat e shtypit amerikan për Kosovën nga 28 shkurti 1998 deri më 10 qershor 1999.

Logos-A dhe 100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Derisa shteti shqiptar 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ishte përgatitur për ta shënuar në forma të ndryshme, “Logos-A” kishte lansuar formën e vet të organizimit për këtë përvjetor. Stafi i kësaj ndërmarrjeje kishte dhuruar 100 mijë kopje të librave në këtë përvjetor, 30 mijë libra ishin shpërndarë në Maqedoni, 30 mijë në Shqipëri dhe 40 mijë në Kosovë, d.m.th., pjesa më e madhe e librave ishin shpërndarë në Kosovë. 40 mijë kopje i janë dorëzuar zyrtarisht Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ku më pas BKUK ka bërë shpërndarje përmes rrjetit të saj në të gjithë Kosovën. Duke e parë këtë gjest bujar të kësaj ndërmarrjeje, studiuesi i ri, z. N. Berisha, boton artikullin me titull “Të shënosh 100-vjetorin me libra”, ku vë në pah dashamirësinë e shtëpisë botuese dhe mes tjerash konstaton: “Uroj që ky shembull shumë domethënës i dhurimit të librave t’i prekë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve që të festojnë dinjitetshëm, të ndihmojnë secili në mënyrën e vet në këtë organizim dhe të bashkohen për këtë 100 vjetor jubilar drejt të ardhmes evropiane” (Gazeta Express, mars 2012).

Si përfundim mund të thuhet se “Logos-A”, jo rastësisht në logo mban të shënuar “Logos-A, Shkup, Prishtinë, Tiranë”. Këtë e ka dëshmuar praktikisht se është ndërmarrje që u ka ofruar libra të gjithë të interesuarve jo vetëm në Kosovë, por edhe në hapësirën e gjerë shqiptare. U ka ofruar bashkëpunim të gjithë atyre që kanë qenë të interesuar për të bashkëpunuar. Tentimet djallëzore të pushtetarëve maqedonas për ta ndëshkuar një ndërmarrje si kjo, pa dyshim se tregon armiqësinë e tyre ndaj librit dhe kulturës shqiptare. Armiqësia ndaj librave nuk është logjikë e shoqërive përparimtare, por është logjikë e mesjetës dhe e shoqërive totalitare.

Këto që u cek%

Exit mobile version