ShB Logos-A para lexuesve sjell veprën “Komentimi tematik i Kur’anit Famëlartë”, përkthyer nga Sadush Tahiri, krahasoi arabishten me anglishten Ziber Lata.
Kjo vepër paraqet interpretimin e kaptinave kur’anore shkruar nga një ndër dijetarët bashkëkohorë islamë siç ishte Muhamed el-Gazali duke iu referuar metodave tradicionale dhe atyre racionale.
Kur’ani, ashtu siç jemi dëshmitarë, kurrë sikur sot nuk është gjendur në epiqendër të diskutimeve teologjike, kulturore, politike e filozofike qoftë në Lindje e Perëndim. Ribotimi i kësaj vepre fisnike është respekti që Logos-A ia bën teologjisë islame në tokat shqiptare.
Libri: Komentimi tematik i Kur’anit Famëlartë
Autor: Muhamed el-Gazali
Formati: B5
Faqe: 920
Logos-A
Frymëzimi vazhdon…