Logos-A para lexuesve sjell veprën “Emni Vehbije” të Tahir efendi Gjakovës

Libri: Emni Vehbije
Autor: TAHIR EFENDI GJAKOVA (BOSHNJAKU)
Formati: A5
Fq. 192
Logos-A para lexuesve sjell veprën “Emni Vehbije” të Tahir efendi Gjakovës ndryshe i njohur edhe si Tahir Boshnjaku.
Në të vërtetë, kjo vepër është e shkruar në gjuhën shqipe me alfabet osman në vitin 1835.
Në këtë vepër autori shkruan për mirësjelljen, obligimet e njerëzve ndaj njëri tjetrit, për vlerën e diturisë, ndihmën ndaj skamnorëve etj.
Vepra iu shërben historianëve, teologëve dhe të gjithë ata që duan të njihen me shkrimet e mëhershme shqipe.
Logos-A
Frymëzimi vazhdon…