Ballina Kulturë Logos-A para lexuesve sjell librin “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në raportet e...

Logos-A para lexuesve sjell librin “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në raportet e konsujve rusë…”

Libri: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në raportet e konsujve rusë
– dokumente nga Arkivi i Punëve të Jashtme i Perandorisë Ruse –
Përgatitën: Fehari Ramadani & Marina Mihajllovna Frollova
Formati: B5
Faqe: 428
Logos-A para lexuesve sjell librin “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në raportet e konsujve rusë…”, përgatitur nga historiani Fehari Ramadani dhe balkanologia ruse Marina M. Frollova.
Në këtë vepër mjaft të rëndësishme, janë përmbledhur rreth 200 dokumente që i kushtohen Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shikuar nga këndvështrimi i diplomatëve rusë.
Është një vepër më se e nevojshme në kuadër të studimeve ballkanike e historike.
Libri iu rekomandohet historianëve, studiuesve dhe të gjithë atyre që duan të njihen me temën në fjalë.
Logos-A
Frymëzimi vazhdon…

Exit mobile version