Si çdo vit, Shtëpia Botuese Logos-A edhe kësaj radhe është pjesë e ngjarjes së madhe kulturore me rastin e edicionit të 23 të Panairit të librit “Prishtina 2023”. Ky panair i cili sivjet vjen nën moton “Libri Triumfon” organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës; Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.
Libërdashësit nga data 6 deri më 11 qershor në stendën e Logos-A do të gjejnë tituj nga lëmi të ndryshme që do pasurojnë sirtarët e tyre. Logos-A kësaj radhe para lexuesve sjell mbi 30 tituj të rinj qoftë nga autorë të huaj apo vendorë, përfshirë edhe vepra vëllimore.
Logos-A
Frymëzimi vazhdon….