Shkencëtarët zviceranë dhe amerikanë kanë njoftuar se disa lodra prej gome për fëmijë, janë bartëse të bakterieve të ndryshme.
Kërkuesit kanë prezantuar mikrobet që gjenden brenda londrave dhe thanë se lëngu që zbrazet kur shtrydhen ato, përmban bakterie potencialisht patogjene.
Ekspertët e të dy vendeve, po ashtu kanë njoftuar se bakteriet janë gjetur në katër, nga pesë lodrat e kontrolluara, transmeton KosovaPress./m.z/