Sulmuesi Muhamet Hyseni do ta vazhdojë karrierën në Danimarkë.
Ai do të largohet nga skuadra e Llapit për t’u transferuar tek Horsensi, ekip që bën gara në divizionin e parë danez.
Llapi me anë të një komunikate zyrtare ka bërë të ditur transferminin e Hysenit te skuadra daneze pasi marrëveshja është arritur me të gjitha palët.
Hyseni me Horsensin do të firmos kontratë pesëvjeçare dhe do të prezantohet ditëve në vijim.
“Marrëveshja me klubin AC Horsens është arritur në pajtueshmëri të plotë me futbollistin Hyseni, i cili do u bashkohet atyre në përgatitje para datës 20 qershor. Klubi ynë ka negociuar tash e disa muaj me klubin AC Horsens për transferimin e Hysenit, teksa sot edhe është zyrtarizuar nga klubi danez”, ka shkruar ndër të tjera Llapi në njoftim.
Hyseni, i cili është edhe reprezentues i Kosovës, ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor të Llapit, ku sezonin e fundit ishte golashënuesi më i mirë në Superligë me 26 gola të realizuar. Llapi ka falënderuar Hysenin për kontributin dhe i ka dëshiruar suksese nl karrierë. Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por thuhet se Llapi nga transferimi i Hysenit ka përfituar rreth 700 mijë euro, si dhe ka ruajtur 20% të kartonit të tij.