Xhiroja e 15-të në Vala Super Ligën e Kosovës u mbyll me katër ndeshjet e ditës së sotme. Edhe në këtë javë nuk munguan befasitë, por edhe kemi një lider të ri.
Prishtina e cila fitoi të shtunën ndaj Besës me rezultat 2-0 është rikthyer në pozitën e parë duke kryesuar me 34 pikë, një më shumë se vendi i dytë Trepça ’89 që u mposht nga Llapi me rezultat 2-0. Llapjanët më këtë fitore radhitën në pozitën e tretë me 32 pikë, duke e bërë një skuadër të rrezikshme për titullin e kampionit.
Ismet Munishi me Dritën më në fund iu rikthyen fitoreve, pasi me rezultat minimal 1-0 e mposhtë Lirin e Prizrenit. Pikë të rëndësishme këtë javë fitoi edhe Trepça ndaj Hajvalisë me rezultat 3-0, duke ia thelluar krizën skuadrës që gjendet në pozitën e fundit në tabelë.
Dhe befasia e javës ishte humbja e kampionit, Feronikelit me rezultat 2-0 në Ferizaj. Me humbje “Nikli” mbetet në pozitën e katërt me vetëm 29 pikë.