Llapi është lider i ri i Superligës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, në ndeshjen e javës së 24-të, e cila u zhvillua në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, shënoi fitore ndaj Gjilanit, me rezultat 2-1.
Llapi kishte epërsinë që nga pjesa e parë, kur Ahmed Januzi shënoi në minutën 45+1.
Senad Jarovic barazoi shifrat në minutën e 71-të, duke u treguar i sakt nga penalltia.
Në minutën e 89-të gjyqtari akordoi penallti për skuadrën nga Podujeva, ku nga pika e bardhë shënoi Muhamet Hyseni.
Kjo fitore e bën Llapin përkohësisht lider të Superligës me 50 pikë, dy më shumë se Ballkani, që nesër luan ndaj Malishevës.
Në anën tjetër Gjilani renditet në vendin e tetë me 22 pikë.