Skuadra e Llapit luan sot ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja Llapi – Brondby, nis në orën 17:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në fakt, kjo ndeshje për Llapin është vetëm për prestigj duke pasur parasysh rezultatin e duelit të parë.
Javën e shkuar në Danimarkë, Llapi u mposht me rezultatin e thellë 6:0 dhe Brondby dhe veçse është i eliminuar.
Nënkampioni i Kosovës, garat evropiane i nisi prej rrethit të parë kualifikues të Ligës së Evropës, ku u eliminua nga Ëisla Krakoë e Polonisë.
Pas eliminimit në Ligën e Evropës, Llapi e vazhdoi aventurën evropiane në Ligën e Konferencës por ishte i pafat në short dhe rrugëtimin evropian do ta mbyll sot me ndeshjen e kthimit ndaj Brondbyt në kuadër të rrethit të dytë kualifikues