Llapi ka arritur fitore tepër të madhe në shtëpi kundër Ballkanit, duke e njoftuar me humbje kampionin në fuqi me rezultatin 5-2.
Skuadra e Tahir Batatinës e nisi ndeshjen për mrekulli duke shënuar dyherë, me Hamdi Namanin pas një korneri, ndërsa sulmuesi Muhamet Hyseni dyfishoi pas një aksioni të rrjedhshëm.
Ballkani u rikthye në lojë shpejt. Penalltinë e fituar nga Hamidi, Gripshi e ktheu në gol, për të barazuar më pas Albin Berisa pas një lëshimi në mbrojtjen e Llapit.
Megjithatë, kur po skuadrat po bëheshin gati të shkojnë në pushim, Namani realizoi më përsëri.
Në pjesën e dytë, vendësit shënuan edhe dyherë të tjera. Ishte Muhamet Hyseni që nga pika e bardhë, u tregua i saktë, ndërsa më pas edhe Ahmed Jonuzi fundosi Ballkanin.
Ajo që arriti ekipi i Ilir Dajës, ishte goli tjetër i Albin Berishës në minutat e fundit për të zbutur epërsinë. Ballkani mbetet lider me 38 pikë, ndërsa Llapi ngjitet në vendin e dytë tashmë me 31.