Sulmuesi Valmir Berisha është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit për sezonin e ri.
Ekipi nga Podujeva, të hënën e ka prezantuar Berishën, me të cilin ka firmosur kontratë dyvjeçare. Berisha i bashkohet Llapit nga Liria, ndërsa është përforcimi i dytë për ekipin e Tahir Batatinës pas Blendi Baftiut.
28-vjeçari te Llapi po shihet si zëvendësim për Muhamet Hysenin, i cili karrierën pritet ta vazhdoj në Danimarkë. Berisha në pjesën e dytë të sezonit të fundit në Superligën e Kosovës luajti për Lirinë, ku shënoi 1 gol në 10 paraqitje.
Berisha ka përfaqësuar Suedinë në gjeneratat e reja, ndërsa karrierë ka bërë në Itali, Greqi, Holandë, Norvegji, Islandë, Bosnjë e Hercegovinë, Maltë dhe Rumani.