Ballina Sport Futboll Llapi fiton derbin me Dritën, Malisheva mposht Dukagjinin në Klinë

Llapi fiton derbin me Dritën, Malisheva mposht Dukagjinin në Klinë

Skuadra e Llapit ka mposhtur Dritën në fund të takimit për të marrë pikët e plota në derbin e xhiros së pestë.

Të dielën, në Podujevë, Llapi fitoi me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë duel e shënoi Blend Baftiu, me ndihmën e mbrojtësit të Dritës, Juan Camilo Mesa.

Mesa devijoi paska topin pas gjuajtjes së fortë të Baftiut në minutën e tretë të kohës shtesë të takimit.

Me këtë fitore, Llapi tubon 7 pikë, katër më shumë se Drita që ka luajtur vetëm dy ndeshje këtë sezon në Superligë.

Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Malisheva, e cila triumfoi në udhëtim 3:1 te Dukagjini i Klinës.

Malisheva, tani ka 10 pikë, sa i kanë edhe Ballkani e Suhareka kurse Dukagjini mbetet në kuotën e 6 pikëve.

Vesel Limaj, Arbër Pira e Laurent Xhylani realizuan për fitoren e Malishevës, ndërsa golin e nderit për Dukagjinin e shënoi Mërgim Pefqeli.

Exit mobile version