Skuadra e Llapit ka mposhtur Dritën në fund të takimit për të marrë pikët e plota në derbin e xhiros së pestë.
Të dielën, në Podujevë, Llapi fitoi me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm në këtë duel e shënoi Blend Baftiu, me ndihmën e mbrojtësit të Dritës, Juan Camilo Mesa.
Mesa devijoi paska topin pas gjuajtjes së fortë të Baftiut në minutën e tretë të kohës shtesë të takimit.
Me këtë fitore, Llapi tubon 7 pikë, katër më shumë se Drita që ka luajtur vetëm dy ndeshje këtë sezon në Superligë.
Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Malisheva, e cila triumfoi në udhëtim 3:1 te Dukagjini i Klinës.
Malisheva, tani ka 10 pikë, sa i kanë edhe Ballkani e Suhareka kurse Dukagjini mbetet në kuotën e 6 pikëve.
Vesel Limaj, Arbër Pira e Laurent Xhylani realizuan për fitoren e Malishevës, ndërsa golin e nderit për Dukagjinin e shënoi Mërgim Pefqeli.