Llapi beson në rezultat pozitiv në Poloni

Te skuadra e Llapit ka optimizëm për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Evropës.

Nënkampioni i Kosovës, në raundin e parë kualifikues të kësaj gare do të përballet me ekipin nga Polonia, Wisla Krakow.

Ndeshja e parë luhet sot prej orës 20:30 në “Reymana Stadium” në Krakoë dhe te Llapi synojnë të marrin një rezultat pozitiv.

Të mërkurën mbrëma, Llapi ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes me Wilsan, ku atmosfera brenda ekipit ishte shumë e mirë dhe trajneri Tahir Batatina ka në dispozicion të gjithë futbollistët.

Për Llapin, kjo është hera e tretë që paraqitet në kualifikimet e garave të UEFA-s, ndërsa e para që po luan në Ligën e Evropës.

Në dy paraqitjet e mëparshme, Llapi ka luajtur në kualifikimet e Ligës së Evropës dhe është eliminuar në raundin e parë kualifikues.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Llapit, Batatina pa potencuar rëndësinë e këtij takimi dhe ka shtuar se ekipi është përgatitur maksimalisht për një paraqitje sa më të mirë. Mbi të gjitha, Batatina ka thënë se në përballje të tilla nuk ka favoritë, por ka insistuar se Llapi do të futet në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.

Dueli i kthimit mes këtyre skuadrave, luhet javën e ardhshme në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Optimizmin e tij për ndeshjen e parë nuk e ka fshehur as mbrojtësi i Llapit, Ilir Krasniqi.

Ai ka zbuluar se e kanë analizuar mirë kundërshtarin dhe ka shtuar se synimi i Llapit është jo vetëm të marrë rezultat pozitiv, por edhe të shënoj fitore në ndeshjen e parë.

Ndërkohë, prej orës 17:00 po luhet ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Buduqnostit të Podgoricës. Kjo ndeshje po zhvillohet në Podujevë dhe i takon raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.