Për ndërtimin e llampës, Krill duhej të zhvillonte një material të fortë që mbështet pjesën tjetër strukturore të saj dhe të qëndrojë në këmbë. Kompania ndërtoi disa prototipe derisa erdhi në këtë dizajn final.
Një llojshmëri substancash mund të përdoren për printim 3D ditëve të sotme. Shumica përdorin plastikë konvencionale si ABS ose polikarbonat. Megjithatë një kompani e quajtur Krill Design ka zgjedhur një frut si material.
Portokalle. Madje për të qenë më të saktë lëkurën e portokallit. Agjencia Milaneze e dizajnit e specializuar në zhvillimin e materialeve organike, ka marrë këto lëkura portokalli që do të hidheshin dhe transformuar ato në një biopolimer plotësisht natyral dhe përdorur për të printuar në 3D llampën Ohmie.
Biopolimeri ka qenë në zhvillim prej disa vitesh dhe është progres i një pune që agjencia bëri për Autogrill, një kompani shumëkombëshe kateringu njohur për dyqanet e ushqimit në aeroporte dhe stacionet e shërbimit në autostrada. Krill krijoi materialin origjinal që e quan WasOrange nga mbetjet e frutit dhe më pas e përdori për të printuar mbajtëse në formë qese për sheqerin për kompaninë Autogrill.
Tani Krill ka arritur me sukses të përmirësojë formulën dhe të printojë në 3D një llampë nga lëkura e dy apo tre portokalleve Siçiliane dhe me bazë prej biopolimeri.
Siçilia prodhon afro 3% të portokalleve të mbarë botës por përtej kësaj teprie, ka një arsye pse është përdorur lëkura e portokallit. Që të bëhet lidhja me biopolimerit dhe lëkurave të frutave nevojitet sheqer. Portokallitë janë të pasura jo në sheqer ekzaktësisht por në karbohidrate, që në nivel kimik është e njëjta gjë. Kështu është arritur zhvillimi i një materiali të fortë dhe qëndrueshëm.
Për ndërtimin e llampës, Krill duhej të zhvillonte një material të fortë që mbështet pjesën tjetër strukturore të saj dhe të qëndrojë në këmbë. Kompania ndërtoi disa prototipe derisa erdhi në këtë dizajn final.