Ballina Lajmet Kosovë Lladrovci po prinë bindshëm në Drenas, rezultat tregojnë që nuk ka balotazh

Lladrovci po prinë bindshëm në Drenas, rezultat tregojnë që nuk ka balotazh

Ramiz Lladrovci, i Partisë Demokratike të Kosovës  në Drenas po prinë bindshëm ndaj kundërkandidatëve të tij, raporton Indeksonline.

Rezultatet e deritanishme madje flasin se në këtë komunë nuk do të këtë fare balotazh nëse vazhdon ky ritëm i numërimit.

Pra ende nuk janë numëruar edhe shumë kuti, por aktualisht Lladrovci është duke prirë me rreth 60 % të votave në nivel të komunës.

Në garë për kryetar të Drenasit janë Ramiz Lladrovci, Isa Xhemajlaj, Xhavit Drenori, Shemsi Elezi, Bedri Nika, Petrit Sinani, Arta Ahmeti dhe Idriz Hajdari.

Exit mobile version