Lladrovci po prinë bindshëm në Drenas, rezultat tregojnë që nuk ka balotazh

Ramiz Lladrovci, i Partisë Demokratike të Kosovës  në Drenas po prinë bindshëm ndaj kundërkandidatëve të tij, raporton Indeksonline.

Rezultatet e deritanishme madje flasin se në këtë komunë nuk do të këtë fare balotazh nëse vazhdon ky ritëm i numërimit.

Pra ende nuk janë numëruar edhe shumë kuti, por aktualisht Lladrovci është duke prirë me rreth 60 % të votave në nivel të komunës.

Në garë për kryetar të Drenasit janë Ramiz Lladrovci, Isa Xhemajlaj, Xhavit Drenori, Shemsi Elezi, Bedri Nika, Petrit Sinani, Arta Ahmeti dhe Idriz Hajdari.