Liverpooli vazhdon me fitore në Champions

Liverpooli ka shënuar fitoren e radhës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Klopp ka mposhtur Atalantën me rezultat 0-5 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve.

Diogo Jota ishte spektakular në këtë ndeshje i cili shënoi Hatrik, shkruan Indeksonline.

23 vjeçari realizoi në minutën e 16-të, 33-të dhe 54-të për ta “nënshkruar” hetrikun e parë në Ligën e Kampionëve.

Dy golat tjerë i shënuan Mohamed Salah në minutën e 47-të dhe Sadio Mane në minutën e 49-të.

Me këtë fitore, Liverpooli është në vendin e parë me 9 pikë, Ajaxi në vendin e dytë me 4 pikë aq sa ka edhe Atalanta derisa Midjylland e fundit pa asnjë pikë.