Liverpooli ka fituar ndaj Leicesterit Cityt me rezultat 4-1.
Reds ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar për ata.
Goli i parë në këtë takim erdhi nga Roberto Firmino nga minutën e 13-të, i asistuar nga James Milner.
Ndërsa në minutën e 31-të shënoi edhe Sadio Mane, pas një asistimi të bukur nga Daniel Sturridge.
Por, pas shtatë minutash Jamie Vardy e shënoi golin e nderit në këtë takim për Leicester Cityn dhe me rezultatin 2-1 përfunduan 45 minutat e parë.
Goli i tretë në këtë takim erdhi nga Adam Lallana në minutën e 56-të, pas një asistimi nga Georginio Wijnaldum. Ndërsa i fundit nga Firmino në minutën e 89-të.
Pas këtij takimi Liverpoolit renditet në vendin e pestë me shtatë pikë, kurse Leicesteri në vendin e 13-të me katër pikë.