Skuadra e Liverpoolit ka pësuar humbje në javën e 31-të në Premier League, duke u mposhtur 3:2 ndaj Fulhamit.
Ishin mysafirët që shënuan të parët në minutën e 14’të me anë të Mac Allisterit.
Por, skuadra londineze për pak minuta shënoi tri gola, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 3:1.
Golat i shënuan: Sessegnon, Iëobi dhe Rodrigo Muniz.
Në pjesën e dytë, u shënua vetëm një gol dhe ishte Luis Diaz që e bëri rezultatin në 3:2.
Liverpooli tani mbetet në pozitën e parë me 73 pikë, 11 më shumë se Arsenali (62).