Ballina Sport Futboll Liverpooli pa telashe ndaj Bournemouthit

Liverpooli pa telashe ndaj Bournemouthit

Liverpooli nuk ka hasur në telashe për ta mposhtur Bournemouthin, të shtunën. Madje fitoren 3:0 e siguroi që në pjesën e parë.

Luis Diaz shënoi për 1:0 në minutën e 26-të dhe për 2:0 në minutën e 28-të.

Në minutën e 37-të në skenë doli Darwin Nunez, që shënoi supergol për 3:0.

Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Premier Leagues. Liverpooli i ka 12 pikë, përkatësisht bilanc prej katër fitore e një humbje.

Bournemouthi mbetet me pesë pikë.

Exit mobile version