Liverpooli nuk ka hasur në telashe për ta mposhtur Bournemouthin, të shtunën. Madje fitoren 3:0 e siguroi që në pjesën e parë.
Luis Diaz shënoi për 1:0 në minutën e 26-të dhe për 2:0 në minutën e 28-të.
Në minutën e 37-të në skenë doli Darwin Nunez, që shënoi supergol për 3:0.
Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Premier Leagues. Liverpooli i ka 12 pikë, përkatësisht bilanc prej katër fitore e një humbje.
Bournemouthi mbetet me pesë pikë.