Juventus nuk heq dorë nga Emre Can.
Sipas “Tuttosport”, klubi bardhezi ka kontaktuar përsëri Liverpoolin për mesfushorin.
Massimliano Allegri pëlqen shumë futbolistin turk, andaj ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dëshiron ta mbajë mesfushorin në skuadër.
Megjithatë, nëse Can nuk rinovon me Liverpoolin këtë sezon, ai mund të largohet me parametra zero në verën e ardhshme.