Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore 1:2 ndaj Wolves në ndeshjen e javës së gjashtë në Premier League.
“The Reds” e mbyllen pjesën e parë në epërsi me golin e shënuar nga Konate.
Në pjesën e dytë, ekipi vendas barazoi rezultatin me anë të Ait-Nouri në minutën e 56’të.
Por, Liverpooli shënoi golin e fitores në minutën e 61’të me anë të Momo Salah – që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Me fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 15 pikëve në pozitën e parë, një më shumë se City dhe Arsenali./