Skuadra e Liverpoolit ka fituar titullin e Carabao Cup, pasi mposhti Chelsean në stadiumin “Wembley”.
Ndeshja u mbyll me rezultatin minimal 1:0, me golin e shënuar në minutat e fundit të vazhdimeve nga mbrojtësi i Kombëtares së Holandës, Virgil Van Dijk, shkruan Indeksonline
Dy skuadrat patën raste të mira gjatë gjithë ndeshjes, por fati deshti që “The Reds” të shënonin në sekondat e fundit.
Kujtojmë që dy gola u anuluan në këtë takim nga sistemi i teknologjisë VAR.