Liverpuli është lider i ri i Premierligës angleze.
Skuadra e Jurgen Klopp, sot shënoi fitore si mysafire e Crystal Palace, me rezultat 2-1.
Vëndasit ishin të parët që kaluan në epërsi, me golin e Jean Mateta, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 57-të.
Crystal palace mbeti me një lojtar më pak, pasi Jordan Ayew u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë, në minutën e 75-të.
Këtë epërsi numerike e shfrytëzoi për mrekulli Liverpuli, ku barazoi rezultatin vëm pas një minute, me golin e Mohamed Salah.
Fitoren ‘redsave’ ia siguroi Harvey Elliot, i cili realizoi në minutën 90+1.
Liverpuli me këtë fitore merr përkohësisht kryesimin e tabelës me 37 pikë, një më shumë se Arsenali, e cila nga ora 18:30 luan kundër Aston Villës.
Në anën tjetër, Crystal Palace renditet në vendin e 14-të me 16 pikë.