Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Premier League me rezultatin 2:1.
Mysafirët shënuan të parët në “Anfield” me anë të sulmuesit anglez, Danny Welbeck në minutën e 2’të.
Golin e barazimit e shënoi Luis Diaz në minutën e 27’të dhe me rezultat 1:1 përfundoi pjesa e parë.
Ekipi i Jurgen Kloppit shënoi në pjesën e dytë me anë të Momo Salah për t’ia siguruar tri pikë të mëdha.
Me fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 67 pikëve në pozitën e parë, tri më shumë se Arsenali dhe katër më shumë se City – të cilët luajnë pas pak mes vete./