Ballina Sport Futboll Liverpooli fiton derbin ndaj Chelseat

Liverpooli fiton derbin ndaj Chelseat

Mohamed Salah e shënoi një gol dhe asistoi në tjetrin për fitoren e Liverpoolit në derbin ndaj Chelseat.

Liverpooli e mposhti Chelsean 2:1 në “Anfield”, në kryendeshjen e xhiros së tetë të Premier Leagues angleze.

Salah të dielën mbrëma ishte i saktë nga penalltia pas afro gjysmë ore lojë për rezultatin 1:0.

Chelsea u kthye në lojë me golin e Nicolas Jacksonit në minutën e 48-të.

Vetëm tre minuta më vonë, Curtis Jones e kaloi në epërsi Liverpoolin sërish me asistim të egjiptianit Salah.

Ishte edhe goli që e vendosi sfidën.

Salah ka shënuar e asistuar në 34 ndeshje të Premier Leagues. Para tij në këtë statistikë është vetëm Wayne Rooney, që këtë sukses e ka arritur në 36 ndeshje.

Me këtë fitore, Liverpooli vazhdon ende ta kryesojë tabelën me 21 pikë.

Chelsea në vendin e gjashtë mbetet me 14 pikë.

Exit mobile version