Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitoren e radhës në Premier League, pasi në javën e tretë mposhti 3:0 Manchester Unitedin në “Old Trafford”.
Qysh në pjesën e parë “The Reds” treguan se kanë udhëtuar për tri pikë, pasi shënuan dy gola të shpejt me anë të Luis Diazit.
Në pjesën e dytë, ekipi i Arne Slot shënoi edhe një gol tjetër me anë të Momo Salah në minutën e 56’të.
Me këtë fitore, Liverpooli tregon se është kandidat potencial për titull në Premier League, tani shkon në kuotën e nëntë pikëve, aq sa ka edhe Manchester City.