Numri i lojtarëve myslimanë dhe atyre që agjërojnë në muajin e Ramazanit po rritet çdo herë e më shumë në futbollin evropian.
Dhe nisur nga kjo klubet e mëdha evropiane janë të detyruara në një mënyrë t’i përshtatën këtyre lojtarëve.
Në media është raportuar se Liverpooli ka ndërtuar një dhomë lutjesh dhe ka aranzhuar një kuzhinier të veçantë për t’iu përshtatur nevojave të Emre Can dhe Sadio Mane.
Aktualisht Reds janë në turne, por kjo nuk e ka ndalur klubin anglez që të tregojë respekt të veçantë për dyshen e lartpërmendur.
Liverpooli sezonin në Ligën Premier e përfundoi në vendin e katër që dërgon në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/