Liverpooli ka triumfuar 4-0 përballë Bayer Leverkusenit në kuadër të rrethit të katërt në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se skuadra gjermane shfaqi më shumë se vendasit.
Jeremie Frimpong ia doli të shënonte në minutën e 45-të, por VAR-i ia anuloi për lojë me dorë.
Në minutën e 61-të, Luis Diaz e kaloi Liverpoolin në epërsi, kur u asistua prej Curtis Jones.
Dy minuta më vonë, Cody Gakpo dyfishoi epërsinë për The Reds, ndërsa Mohamed Salah ishte në rolin e asistuesit.
Diaz ishte shumë i disponuar për lojë, pasi shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij, kur realizoi në minutën e 83-të.
Kolumbiani kompletoi het-trikun e tij, kur shënoi për 4-0 në minutën e 90+4-të.
Me këtë fitore, Liverpooli është lider me 12 pikë, duke komplotuar të gjitha ndeshjet me fitore deri më tani.
Në rrethin e pestë, The Reds do ta zhvillojnë derbin kundër Real Madridit që nuk po kalon nëpër një formë të mirë.