Liverpool ka shënuar fitore të thellë ndaj rivalit të përbetuar, Manchester United në “Old Trafford”.
“Reds” triumfuan me rezultat të thellë 5 me 0.
Vetëm pas pesë minutave lojë, Naby Keita pranoi një top të shkëlqyer nga Mohamed Salah dhe kaloi Liverpoolin në epërsi (5′).
Ndërsa, tetë minuta më vonë, Diogo Jota u asistua në mënyrë maestrale nga Alexander-Arnold për të dyfishuar epërsinë (13′).
Për golin e tretë, u përkujdes Salah që shënoi nga afërsia pas një asistimi të Keitas (38′).
Në fundin e pjesës së parë, egjiptiani doli sërish në skenë duke shënuar nga asistimi i Jotas (45+4).
Liverpool vazhdoi me dominimin, derisa pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Salah kompletoi het-trikun (50′).
Dy minuta më vonë, Cristiano Ronaldo gjeti golin, mirëpo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Gjërat për Manchester Unitedin u vështirësua kur Paul Pogba u ndëshkua me të kuq, 15 minuta pasi hyri në lojë, pas një ndërhyrje shumë të rrezikshme.
Kështu, me këtë fitore, Liverpool ngritët në pozitën e dytë me 21 pikë, derisa Man United renditët në pozitën e shtatë me 14 pikë.