Liverpool – Shaqiri, pranë lamtumirës

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpool pas vetëm një sezoni në ‘Anfield Road’.

E ardhmja e Xherdan Shaqirit duket larg Liverpool.

‘DailyStar’ bën të ditur se 27 vjeçari nuk i ka plotësuar pritshmëritë pas një fillimi të mirë të sezonit në Premierligë, përcjell ‘lajmi.net’.

Shaqiri në vitin 2019 është përdoruar shumë pak nga trajneri Jurgen Klopp, duke fituar minuta vetëm pas mungesave të lojtarëve titullar.

Lojtari që përfaqëson Zvicrën në nivel ndërkombëtar, te Liverpool është transferuar verën e kaluar nga Stoke City, ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Inter dhe Bayern Munich