Liverpool prinë garën për Jadon Sancho

Jadon Sancho vështirë se do të vazhdojë qëndrimin te Dortmund.

Ylli anglez i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, po tërheq vëmendje të madhe para merkatos së verës.

Anësori lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Signal Iduna Park’ tash e disa kohë, me klubet e Premierligës që janë të interesuara për të.

Sipas raportimeve të ‘Le10Sport’, Liverpool janë favoritët për nënshkrimin e anglezit, transmeton lajmi.net.

Lojtari ndiqet edhe nga Manchester United, por ‘Djajtë e kuq’ thuhet të jenë prapa rivalëve të tyre në këtë garë.

Jadon Sancho shihet si një forcë shtesë për sulmin e Liverpool, por edhe si alternativë e Werner.

Mbetet të shihet nëse ‘Reds’ do të nisin ndonjë ofertë formale për anësorin anglez.