Dy gjigantët evropian janë përballur sonte mes vete.
Liverpool ka arritur të mposht Milanin me rezultat 3-2, shkruan lajmi.net.
Ekipi i Jurgen Kloop e nisi furishëm dhe shënoi në min e 9’ pas autogolit të Fikayo Tomorit.
Vetëm pesë minuta më vonë Mohamed Salah dështoi të shënonte nga penalltia në min e 14’.
Në vazhdim ‘Rossonerët’ u këndellen dhe arrite të barazojnë rezultatin në 1-1’ me Ante Rebic.
Ndërsa vetëm dy minuta më vonë ishte Brahim Diaz që i dha epërsinë ekipit të tij 1-2.
Në pjesën e dytë “The Reds” u ndezën sërish dhe barazuan në min e 49’ me Mohamed Salah.
Ndërsa ishte Jordan Henderson ai që me golin e tij në min e 69’ vulosi rezultatin përfundimtarë 3-2.