Liverpool në garë për titullin e kampionit të Anglisë pas 28 vitesh

Ekipi anglez Liverpool këtë vit regjistron fillimin më të mirë të sezonit në historinë e klubit dhe përveç që aktualisht është duke kryesuar tabelën, ka gjasa reale që pas 28 vitesh të fitojë titullin e kampionit në Premier Ligë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Janë disa tregues se sa e qëlluar për Liverpool-in ishte sjellja e Jurgen Klopp në Anfield. Një nga to është sigurisht edhe arritja deri në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Por, Liverpool asgjë më pak nuk është i sukseshëm edhe në ndeshjet në Premier Ligë. Pas disfatës së Manchester City-t në Stamford Bridge në xhiron e 16-të, Liverpool si mysafir mposhti AFC Bournemouth me rezultatin e thellë 0:4 dhe mori kryesimin e tabelës. Me një pikë më shumë se City, Liverpool është aktualisht një nga kandidatët më serioz për titullin e kampionit të Anglisë.

Liverpool, një fillim të këtillë të sezonit nuk ka regjistruar që nga sezonet 1990-1991 dhe 1987-1988.

Kur “Të kuqtë” fituan kampionatin e 17-të në sezonin 1987-1988, pas 16 xhirove kishin në total 12 fitore dhe 4 barazime. Tre vjet më vonë, në sezonin 1990-1991, ku përfunduan në pozitën e dytë pas Arsenalit, pas xhiros së 16 kishin 13 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Ky fillim sezoni është i gjashti ndër më të suksesshmit për Liverpoolin në hisorinë e Premier Ligës.

Liverpool sezonin e kaluar u mposht në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi. Sa i përket fatit të klubit anglez në sezonin aktual të Ligë së Kampionëve, kjo do të bëhet e ditur sot, pas xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Liverpool, i cili në grupin “C” luan së bashku me ekipet si Napoli, Paris Saint Germain (PSG) dhe Crvena Zvezda, është në pozitën e tretë në tabelë me 6 pikë. Liverpool sot pret Napolin, ndërsa PSG është mysafir në Beograd. “Të kuqtë” për plasman në të tetën e finales duhet të fitojnë me 1:0 ose të paktën dy gola diferencë nga ekipi italian.

Futbollisti egjiptian Mohammed Salah i cili sezonin e kaluar shënoi 44 gola në 52 ndeshje, edhe këtë sezon është majft i dobishëm për skuadrën e tij.

Salah me 10 golat e shënuar është në krye të tabelës së golashënuesve më të mirë së bashku me futbollistin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang në garë për golashënuesin më të mirë.