Liverpool mposhtet nga Brighton

Liverpool ka dështuar të marrë pikët në sfidën ndaj Brightonit, duke humbur kështu me rezultat minimal 1-0.

Steven Alzate shënoi golin e vetëm në këtë sfidë në minutën e 56-të, për t’i dhënë kështu Brightonit pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Edhe pse The Reds dominuan në anën e posedimit të topit, prapë se prapë në krijimin e rasteve dhe goditjeve në port Brighton ishte më mirë.

Me këtë fitore, Brighton largohet nga zona e kuqe për 10 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 14-të me 24 pikë.

Liverpool në anën tjetër, gjendet e katërta me 40 pikë.