Liverpool lëshon pikë në “Anfield”, barazon me Fulhamin

Liverpuli nuk ka arritur të merr më shumë se një pikë ndaj Fulhamit.

Një “dramë” e madhe u zhvillua në “Anfield”, ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.

Fulham ishte në epërsi dy herë, por nuk arriti ta mbronte rezultatin, edhe pse ishte nga minuta e 17-të me një lojtarë më shumë në fushë.

Andreas Pereira hapi serinë e golave në minutën e 11-të. Me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.

Fulham riktheu epërsinë në minutën e 76-të, me golin e Rodrigo Muniz.

“Redsat” nuk u dorëzuan dhe barazuan edhe njëherë shifat, me Diogo Jota, në minutën e 86-të.

Liverpuli vazhdon të jetë lider i tabelës me 36 pikë, pesë më shumë se Chelsea.

Në anën tjetër, Fulham ka 24 pikë dhe renditet në vendin e nëntë.