Portugezi Ruben Amorim do të jetë trajner i Liverpoolit prej edicionit të ardhshëm.
Bëhet e ditur se Amorim edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për ta zëvendësuar gjermanin Juergen Klopp në krye të ekipit.
39-vjeçari është trajner i Sportingut por tashmë ka njoftuar klubin portugez për arritjen e marrëveshjes me Liverpoolin. Skuadra angleze insistoi pas Amorimit për shkak se Xabi Alonso mori vendim të mbetet në krye të Bayer Leverkusenit të paktën deri në vitin 2025.
Amorim me Liverpoolin ka arritur marrëveshje për kontratë trevjeçare dhe para se të zyrtarizohet po pritet të arrihet edhe marrëveshja mes klubeve – Liverpoolit e Sportingut.
Klopp do të largohet nga Liverpooli këtë verë, pas gati nëntë vjetësh si trajner i këtij ekipi.