Sipas Sky Sport-it anglez, Liverpool ka filluar negociatat për transferimin e lojtarit të Arsenal, Alex Oxlade-Chamberlain.
‘The Gunners’ kishin arritur marrëveshje me Chelsea, për shitjen e anglezit për 35 milionë funta, por 24 vjeçari thuhet t’i ketë refuzuar ekipin nga ‘Stamford Bridge’, sepse preferon kalimin në ‘Anfield’, raporton KosovaPress.
Chamberlain do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe e ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga ekipi londinez, duke bërë që e ardhmja e tij të shihet larg ‘Emirates’, me Chelsea dhe Liverpool, si dy ekipet më të interesuara për shërbimet e tij.