Liverpuli nuk di për humbje këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Djelmoshat e udhëhequr nga Arne Slot, shënuan fitoren e pestë radhazi, duke e mposhtur Real Madridin në “Anfield”, me rezultat 2-0.
Alexis Mac Allister shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 52-të.
Fitoren e Liverpuli e volosi goli i Cody Gakpos në minutën e 76-të.
Vlen të përmendet se Kylian Mbappe e Mohamed Salah kanë dështuar të shënonin nga penalltia.
Liverpuli është lider në tabelën e Ligës së Kampionëve me bilanc 100% fitore, me 15 pikë.
Në anën tjetër, Real Madrid ka 6 pikë nga pesë ndeshje.