Liverpool e pret në shtëpi Crystal Palace, formacionet e mundshme

Sot zhvillohen disa ndeshje të xhiros së pestë në Premier Ligë.

Skuadra e Liverpoolit do të luajë në “Anfield” me Crystal Palace nga 16:00, shkruan lajmi.net.

“The Reds” vijnë në këtë ndeshje pas triumfit të madh në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Ekipi i Jurgen Kloop momentalisht ndodhet në vendin e tretë me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa Cyrstal Palace ka pesë pikë në pozitën e 11.

Liverpool ka dominuar në pesë përballjet e fundit me Crystal Palace duke fituar të gjitha ndeshjet, dhe kanë shënuar gjithësejtë 19 gola në anën tjetër ka pësuar vetëm katër sosh.

Këto janë formacionet e mundshme të ndeshjes së sotme:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Mane

Crystal Palace: Guaita; Ward, Andersen, Guehi, Mitchell; Gallagher, Kouyate, McArthur; Ayew, Edouard, Zaha